Meet Bashkim Murati - Member of the board of DOORS OF LIFE ALBANIA


🇬🇧 Bashkim Murati - Member of the board of DOORS OF LIFE ALBANIA is surprising, not because of any fiction or mystery that his human, professional and intellectual figure may contain, but because of the power with which he injects the dreams and passions of him, to make this our society more fair, left in the traps of a long and difficult transition. As a surgeon, he, with his professional training, kindness and warm care for patients, has become a beloved figure in the field of medicine, where with passion and dedication he tries to do the best possible, in the service of the sick .

Bashkim Murati, originally from Zall Dardha e Dibra, is a doctor-surgeon by profession, with love and care for one of the oldest professions in the world, well-known and respected by the Dibra community and the wider community. Day and night, with correctness and professionalism, he has been close to patients in need, who see in this doctor a close person, who knows their troubles and illnesses, needs and demands, a model of a humane person, who knows how to touch with healing hand their many wounds, wounds of a long and difficult transition that Albanian society has been going through for some time now.
The passion for work, dedication and responsibility, being in charge of the task, around the clock, with the good will to touch things with his hands, have made Murati enjoy the sympathy of the community that surrounds him.

His professional ability and dedication to providing patients with the highest quality services are part of his work, of his daily engagement in the field of medicine and especially surgery, where he serves with a special talent and passion, at the service of people in need of this vital service. Union is not only an excellent professional, a diligent doctor, but also a humanist, who seeks to do the best possible for the people around him, whose troubles and needs he touched with his hands, because of work his dedication as a surgeon.

🇦🇱 Bashkim Murati - Anëtar i bordit DOORS OF LIFE ALBANIA është suprizues, jo për shkak të ndonjë trilli a misteri që mund të përmbajë figura e tij njerëzore, profesionale e intelektuale, por për shkak të fuqisë me të cilën ai të injekton ëndrrat dhe pasionet e tij, për ta bërë më të drejtë këtë shoqërinë tonë, të mbetur në grackat e një tranzicioni të gjatë e të vështirë. Si mjek kirurg, ai, me përgatitjen e tij profesionale, dashamirësinë dhe përkujdesjen e ngrohtë ndaj pacinetëve, është bërë një figurë e dashur në sferën e mjekësisë, ku me pasion e përkushtim tenton të bëjë më të mirën e mundshme, në shërbim të të sëmurëve.

Bashkim Murati, me origjinë nga Zall Dardha e Dibrës është me profesion mjek – kirurg, me dashuri e përkujdesje për një nga profesionet më të lashtë të botës, i mirënjohur dhe i respektuar nga komunitetit dibranë dhe më gjërë. Ditën dhe natën, me korrektesë e profesionalizëm, iu është gjendur pranë pacientëve në nevojë, të cilët shikojnë te ky mjek një njeri të afërt, që ua di hallet dhe sëmundjet, nevojat dhe kërkesat, një model të njeriut human, që di të prekë me dorën shërimtare plagët e tyre të shumta, plagë të një tranzicioni të gjatë e të vështirë ku është endur tash sa kohë shoqëria shqiptare.

Pasioni për punën, përkushtimi dhe përgjegjësia, të qenit në krye të detyrës, orar e pa orar, me vullnetin e mirë për t’i prekur gjërat me dorë, kanë bërë që Murarti të gëzojë simpatin e komunitetit që e rrethojnë .
Aftësia e tij profesionale dhe përkushtimi për t’iu dhënë pacientëve shërbime sa më cilësore janë pjesë e punës së tij, e angazhimit të përditshëm në fushën e mjekësisë dhe veçmas të kirurgjisë, ku ai shërben me një talent dhe pasion të veçantë, në shërbim të njerëzve në nevojë për këtë shërbim jetik. Bashkimi është jo vetëm një profesionist i shkëlqyer, një mjek i zellshëm, por dhe një humanist , që kërkon të bëjë më të mirën e mundshme për njerëzit që e rrethojnë, hallet dhe nevojat e të cilëve i ka prekur me duar, për shkak të punës së tij të përkushtuar si mjek kirurg.

0 Comments